Lidhje

Presidenti afgan Karzai pranon marrjen e fondeve nga Irani


Presidenti afgan Karzai pranon marrjen e fondeve nga Irani
Presidenti afgan Karzai pranon marrjen e fondeve nga Irani

Presidenti afgan Hamid Karzai pranoi sot se zyra e tij ka marrë sasi të mëdha parash “me thasë” nga Irani, por ai tha se paratë u dhanë në formë transparente ndihmash.

Presidenti Karzai u tha gazetarëve në Kabul se Irani i jep zyrës së tij deri në 975 mijë dollarë dy herë në vit për shpenzime qeveritare. Ai tha se transaksionet nuk ishin sekrete dhe nuk dallojnë nga pagesat me para në dorë të marra nga Shtetet e Bashkuara apo vendet tjera mike.

Komentet e presidentit Karzai u bënë në përgjigje të një artikulli në gazetën New York Times ku thuhet se shefi i stafit të tij, Umar Daudzai, ka marrë para nga Irani për të “promovuar interesat e Iranit” në Afganistan.

Zoti Karzai tha se Umar Dudzai i ka pranuar paratë në bazë të udhëzimeve të tij. Udhëheqësi afgan tha se paratë i janë dhënë Afganistanit sepse iranianët duan të kenë marrëdhënie të mira me Afganistanin.

XS
SM
MD
LG