Lidhje

Katy Perry përgatitet për koncertin e superbollit


Katy Perry thotë se po përgatit një program tërheqës për në koncertin e Super Bowl-it por nuk do që kjo ta shkëpusë nga muzika e saj.

Ylli i muzikës pop u zgjodh në nëntor për të interpretuar në koncertin e ndjekur nga miliona admirues të futbollit amerikan, pas yjeve të tillë si Bruno Mars, Beyonce dhe Madonna.

"Dua të sjell humor, ngjyra, personalitetin tim dhe të krijojë një atmosphere të gëzueshme" tha Perry.

Këngëtarja do të interpretojë për mbi 12 minuta me Lenny Kravitz dhe ndoshta një të ftuar tjetër special.

Koncerti i shumë ndjekur i Super Bowl-it ka qënë temë debate në të kaluarën me keqfunksionimin e garderobës së Janet Jackson në vitin 2004. Por Perry thotë se shpreson të mënjanojë diçka të tillë.

Katy Perry nuk është ndonjë sportdashëse e shquar e futbollit por thotë se ka disa ide që do të mundohet të kopjojë nga koncertet e fundit.

Super Bowl do të zhvillohet më 1 shkurt në Glendale të shtetit Arizona.

XS
SM
MD
LG