Lidhje

Trump do të emërojë diplomaten Kavalec ambasadore në Shqipëri


Kavalec
Kavalec

Presidenti Donald Trump njoftoi të martën synimin për të emëruar zonjën Kathleen Ann Kavalec nga Kalifornia si Ambasadore e SHBA në Shqipëri, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Zonja Kavalec aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit me mbi tre dekada përvojë si diplomate.

Më parë ka shërbyer si Drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve të Rusisë, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA në UNESCO në Paris, Zëvendës Koordinatore e Ndihmës në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtimin dhe Stabilizimin.

Zonja Kavalec ka mbaruar Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe ka një master nga Universiteti Georgetown.

Flet rrjedhshëm gjuhët frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG