Lidhje

Rekord amerikan për qëndrim në orbitë


Pas 340 ditësh në orbitë, astronauti amerikan Scott Kelly dhe kozmonauti rus Mikhail Kornienko u kthyen sot në Tokë.

Një anije ruse Soyuz ku ndodheshin Kelly, Kornienko dhe një kozmonaut i dytë rus, Sergej Volkov, bëri një ulje të butë në stepat e Kazakistanit, tre orë pas shkëputjes nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës. Volkov u kthye pas gjashtë muajsh në bordin e Stacionit Ndërkombëtar, që është kohëzgjatja tipike e një misioni për ekipet e hapësirës.

Astronauti Kelly mban tani rekordin amerikan për kohëzgjatje të qëndrimit në hapësirë. Ai dhe Kornienko i ranë botës 5,440 herë në bordin e Stacionit, duke parë 10,880 lindje dhe perëndime dielli nga orbita.

Qëllimi i misionit të tyre ishte për të studiuar se si ndikon një qëndrim i gjatë në hapësirë mbi trupin e njeriut. Studime të tilla mund të shërbejnë për planifikimin e misioneve të ardhshme shumëvjeçare në planetin Mars apo në trupa të tjera qiellorë.

XS
SM
MD
LG