Ish kampioni amerikan i boksit për peshat e rënda, Ken Norton vdiq në moshën 70 vjeçare.
Ken Norton ndërroi jetë dje në një qendër rehabilitimi në Arizona ku ka qëndruar pasi pësoi një goditje në tru vitin e kaluar.
Ai u bë boksier professional pasi u lirua nga ushtria në marinën amerikane në vitin 1967.
Fitorja e Nortonit ndaj boksierit legjendar Muhammad Ali në vitin 1973, gjatë së cilës ai I theu nofullën Aliut, e ngriti atë në pretendentët kryesor të këtij sporti.
Norton mori titullin kampion bote në vitin 1977, por e humbi titullin ndaj Larry Holmesit një vit më vonë.
Norton u largua nga boksi në vitin 1981 me një karrierë rekord prej 42 fitoresh, 7 humbjesh dhe një barazimi. Ai më pas provoi karrierën e aktrimit.
Një nga djemtë e tij, Ken Norton, Jr., ishte një lojtar i njohur mbrojtës në Ligën e Futbollit Kombëtar dhe tani është trajner për ekipin Seahawks të qytetit Sietëll.