Lidhje

Këngëtarja Kiran Ahluwalia eksperimenton me rrymat muzikore


Këngëtarja Kiran Ahluwalia eksperimenton me rrymat muzikore
Këngëtarja Kiran Ahluwalia eksperimenton me rrymat muzikore

Këngëtarja Kiran Ahluwalia e lindur në Indi dhe e rritur në Kanada eksperimenton në muzikë, duke përshtatur tingujt e muzikës botërore me ato të vendlindjes së saj Indisë. Ajo ka bashkëpunime të cilat sjellin larminë e muzikës kelte, portugeze apo edhe të një fisi të Afrikës Perëndimore.

Po ndjekim një fragment nga pjesa “Yeh Nahin” e kompozuar nga Kiran Ahluwalia. E lindur në Indi dhe e rritur në Kanada, ai ajo tani jeton në Nju Jork dhe sëbashu me grupin e saj zhvillon turne në të gjithë botën. Që e vogël ajo ka patur dëshirë të krijojë këtë lloj muzike.

“Fjalët nuk e përshkruajnë dot atë që ndjen një vajzë e vogël kur dëgjon e mërmërit këtë muzikë”.

Ahluvalia njihet për bashkëpunimet e saj me muzikantë nga e gjithë bota. Në pjesën “Rabba RU” ajo ka bashkëpunuar me Tinariiven, një grup nga Mali, si dhe muzikantë të muzikës tradicionale atje.

Kur ata u takuan në Francë për të regjistruar sëbashku, ata shpesh merreshin vesh me gjeste. Ajo thotë se ata kanë ekperimentuar, provuar, dhe kanë patur një atmosferë gazmore përpara se të regjistronin.

Ahluvalia e dinet se po rrezikonte në karrierën e saj duke duke qenë Indiane e duke interpetuar një këngë tradicionale muslimane Suffi nga Pakistani në stilin bluz.

“Mendoj se suksesi i kësaj kënge qëndron në faktin që ne integruam elementët tanë specifikë duke sjellë të përbashkëtat e kulturave tona”.

Një tjetër bashkëpunim i Ahluwalias është edhe me muzikën FADO Portugeze të cilën e sjell në pjesën Wanderlust. Ndërsa me Natali MacMAster ka sjellë tingujt keltë në pjesën “Xhanjra”

Por sado që bashkëpunon me emra të njohur të muzikës botrore, sërish Ahluwalia mbetet në rrënjët e saj të muzikës tradicionale indiane.

XS
SM
MD
LG