Lidhje

Presidenti kenian shpall tre ditë zie për viktimat


Presidenti kenian Uhuru Kenyatta ka deklaruar tre ditë zie për viktimat e sulmit në një qendër tregtare në Nairobi, të vrarë nga militantë islamistë.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit sot, zoti Kenyatta tha se 61 civilë dhe gjashtë ushtarë vdiqën gjatë sulmit. Ai tha se pesë militantë u vranë dhe se autoritetet keniane kanë kapur 11 të dyshuar në paraburgim.

Presidenti kenian shtoi se humbjet e vendit të tij ishin “të mëdha,” por se drejtësia kishte triumfuar.

Z. Kenyatta tha se tre katet e godinës janë shembur dhe disa trupa - duke përfshirë edhe ato të të dyshuarve - mbeten të bllokuar në rrënoja.

Ai tha se nuk mund të konfirmonte njoftimet se një shtetas britanik dhe disa amerikanë ishin mes sulmuesve.
XS
SM
MD
LG