Lidhje

Kenia i kthehet normalitetit pas zgjedhjeve


Pas një sezoni të gjatë me fushata elektorale, Kenia po i kthehet jetës normale, pas njoftimit se Presidenti Uhuru Kenyatta është rizgjedhur për një mandat të dytë. Ai fitoi garën elektorale me kandidatin e opozitës, Raila Odinga.

Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve pati protesta dhe festime, të premten dhe të shtunën. Në to pati incidente me dhunë dhe mbetën të vrarë 9 të rinj kenianë në një lagje të varfër të Nairobit, në Mathare dhe në Kisumu.

Megjithatë, Sekretari i Brendshëm në detyrë, Fred Matiangi, u tha kenianëve se pavarësisht nga disa incidente me dhunë, në vend ka paqe dhe se forcat e sigurisë janë në gjendje gatishmërie për të ruajtur sigurinë e banorëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG