Lidhje

22 të vrarë nga dhuna në Kenia


Militantët e al-Shababit, një grup somalez i lidhur me Al-Kaidën, morën përgjegjësinë për vrasjen e më shumë se 22 personave gjatë natës në dy provinca bregdetare të Kenias.

Kryqi i Kuq kenyan thotë se nëntë njerëz kanë vdekur në zonën Gamba të provincës Tana River, ndërsa katër të tjerë u qëlluan për vdekje në një qendër tregtare të provincës Lamu.

Një person në Lamu i cili i cili telefonoi policisë pasi dëgjoi të shtënat, tha se persona të armatosur erdhën aty mbrëmë vonë dhe filluan të vrasin njerëz pa dallim për 30 minuta me radhë.

Personat gjithashtu vranë të burgosurit në stacionin e policisë lokale.

XS
SM
MD
LG