Lidhje

Sekretari Kerry ndodhet në Indonezi


Sekretari i Shtetit John Kerry ndodhet në Indonezi, ndalesa e fundit e turneut të tij aziatik.

Pas vizitës në Kinë, zoti Kerry shkoi sot në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, ku nesër do të mbajë një fjalim të rëndësishë, lidhur me ndryshimet klimatike. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se zoti Kerry do t’i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, si vendeve, ashtu edhe individëve, që të marrin më tepër masa për t’iu përgjigjur kërcënimit të ngrohjes globale.

Kryediplomati amerikan shkoi në Xhakartë nga Pekini, ku ai pati bisedime me presidentin Xi Jinping lidhur me çështjet e ngrohjes globale, të drejtave të njeriut dhe asaj që Shtetet e Bashkuara e shohin si përpjkeje të Kinës për të forcuar pozitat e saj në Azi, duke krijuar një zonë të mbrojtes ajrore mbi Detin e Kinës Lindore. Kjo zonë përfshin ishuj, për të cilët Japonia thotë se janë territor i saj.
XS
SM
MD
LG