Lidhje

Kerry, rikuperohet pas akidentit me biçikletë


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry kthehet sot në Shtetet e Bashkuara, nga Zvicra ku ishte shtruar në spital.

Sekretari Kerry theu këmbën gjatë një aksidenti me biçikletë në Scionzier të Francës, rreth 40 kilometra larg kufirit me Zvicrën.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit John Kirby tha se zoti Kerry qëndroi për një natë në spital, për të qenë në vëzhgimin e mjekëve, dhe se sot ai kthehet në Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi tha se sekretari Kerry është në gjendje të mirë shpirtërore dhe ka qëndruar aktiv, duke bërë disa telefonata, mes tyre edhe presidentin Obama.

Zoti Kerry, që gjatë aksidentit theu femurin, do ta vazhdojë trajtimin në Boston. Një zëdhënës tha se për shkak se dëmtimi ishte pranë vendit ku ai ka patur edhe më parë një ndërhyrje kirurgjike, ai do të trajtohet nga i njëjti mjek që kreu operacionin e parë.

Zoti Kerry ndodhej në Zvicër për bisedime me Ministrin e Jashtëm të Iranit Mohammad Javad Zarif që synojnë arritjen e një marrëveshjeje bërthamore deri më 30 qershor.

XS
SM
MD
LG