Lidhje

Kerry: Shpresa për sqarimin e zgjedhjeve afgane


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry thotë se ka shumë shpresa për një zgjidhje të shpejtë në zgjedhjet e diskutueshme në Afganistan, ku ai arriti sot për të ndërmjetësuar për një fund të krizës politike mes dy kandidatëve presidencialë që po shkëmbejnë replika lidhur me rezultatin e balotazhit të muajit të kaluar.

Si Abdullah Abdullahu ashtu edhe rivali i tij Ashraf Ghani kanë deklaruar fitoren në balotazhin e 14 qershorit për të zëvendësuar Presidentin Hamid Karzai. Sipas rezultateve paraprake, Abdullah ka 1 milionë më pak vota sesa Ghani, por Abdullahh nuk i pranon ato rezultate dhe ka akuzuar për mashtrime të shumta dhe mbushje kutish votimi.

XS
SM
MD
LG