Lidhje

Kerry në Afganistan: Kontroll i fletëve të votimit


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se të dy kandidatët presidencialë afganë kanë rënë dakord për një kontroll të plotë të fletëve të votimit dhe premtuan se pas këtij procesi do ta pranojnë rezultatin.

Duke folur mbrëmë vonë në një konferencë shtypi me kandidatët e balotazhit presidencial Abdullah Abdullah and Ashraf Ghani, zoti Kerry tha se "çdo votë e hedhur" në mbarë vendin do të kontrollohet, duke filluar pas 24 orësh. Forcat e sigurisë do t'i transportojnë fletët e votimit nga i gjithë vendi, për t'u kontrolluar nga vëzhguesit ndërkombëtarë, të propozuar nga OKB-ja.

Zoti Kerry tha se ky proces do të marrë disa javë. Ai tha po ashtu se presidenti në largim Hamid Karzai ka rënë dakord ta shtyjë inaugurimin e presidentit, në varësi të auditimit të fletëve të votimit.

XS
SM
MD
LG