Lidhje

Sekretari i Shtetit Kerry fillon turneun në Afrikë


Zoti Kerry do të zhvillojë bisedime për sigurinë rajonale me zyrtarët afrikanë dhe do të marrë pjesë në festimet për 50-vjetorin e Bashkimit Afrikan

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry fillon sot një turne në Afrikë, me një ndalesë të parë në Etiopi.

Zoti Kerry do të zhvillojë bisedime për sigurinë rajonale me zyrtarët afrikanë dhe do të marrë pjesë në festimet për 50-vjetorin e Bashkimit Afrikan, një organizatë panafrikane.

Në Adis Abeba sekretari Kerry do të takohet me zyrtarë të lartë etiopianë, për të diskutuar mbi cështje dy-palëshe.

Gjatë turneut të tij afrikan, zoti Kerry pritet të zhvillojë bisedime mbi përpjekjet për të luftuar eksremistët islamikë në vende si Mali dhe Nigerinë veriore.
XS
SM
MD
LG