Lidhje

Sekretari Kerry në Lindjen e Mesme


Sekretari i Shtetit John Kerry ka kërkuar mbështetjen e Arabisë Saudite për të forcuar armëpushimin mes forcave siriane dhe kryengritësve, para bisedimeve mbi krizat rajonale javën e ardhshme.

Zoti Kerry po përpiqet të shtojë mbështetjen për armëpushimin e brishtë në Siri, gjatë takimeve që zhvilloi me Mbretin Salman, në një kohë kur Arabia Saudite ka qenë një mbështetëse e fortë e kryengritësve që përpiqen të rrëzojnë presidentin Assad nga pushteti në Siri.

Zoti Kerry mbërriti mbrëmë në Riad para takimeve të planifikuara për të diskutuar situatën në Siri, Libi dhe Jemen.

Zoti Kerry u takua sot në Xheda me disa udhëheqës sauditë, përfshirë Mbretin Salman, për të folur për konfliktet rajonale.

Të martën, Grupi Ndërkombëtar për Mbështetjen e Sirisë, i përbërë nga 17 vende, do të mblidhet në Vjenë për të diskutuar ngecjen e bisedimeve politike, vështirësitë në ruajtjen e armëpushimit të arritur në shkurt dhe rezultatet e përziera të fushatës së OKB-së për shpërndarjen e ndihmave humanitare.

XS
SM
MD
LG