Lidhje

Sek. Kerry fillon një turne në Evropë dhe Azi


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry niset sot për një turne në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi për bisedime me homologët lidhur me një numër çështjesh, që nga bashkëpunimi ekonomik e deri tek rezervat e sigurta dhe të pastra të energjisë.

Zoti Kerry mbërrin sonte në Paris ku do të takohet me Ministrin e Jashtëm Laurent Fabius për diskutime mbi trazirat në Ukrainë, Ebolën dhe luftën kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Pas Parisit, ai niset të premten për në Pekin për një takim të ministrave të jashtëm të Azi-Paqësorit para takimit të APEC-ut javën e ardhshme.

Nga Pekini, Sekretari Kerry do të shkojë në Oman për takime tre palëshe me Ministrin e Jashtëm të Iranit Mohamed Javad Zarif dhe Shefen e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.

XS
SM
MD
LG