Lidhje

Kerry takohet me udhëheqësit e Amerikës Qendrore


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry u ka bërë thirrje vendeve të Amerikës Qendrore për të ndihmuar në trajtimin e krizës së imigracionit të shkaktuar nga mijëra fëmijë të pashoqëruar që po hyjnë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Sekretari Kerry u takua dje në Panama Siti me kryetarët e El Salvadorit dhe Guatemalës dhe me ministrin e jashtëm të Hondurasit.

Sekretari Kerry e pranoi se rajoni po përballet me dhunë dhe varfëri. Ai tha se Shtetet e Bashkuara e kuptojnë se njerëzit duan të kërkojnë një jetë më të mirë. Por ai tha se fëmijët që po vërshojnë kufirin e Shteteve të Bashkura janë duke u "shfrytëzuar" dhe duke u "vënë në rrezik të madh".

Shumica e fëmijëve që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara kohët e fundit janë nga El Salvadori, Guatemala dhe Hondurasi.

Presidenti i El Salvadorit, Sançez Ceren tha se tre vendet kanë marrë masa pas kanë mësuar për këtë çështje.

XS
SM
MD
LG