Lidhje

SHBA dhe lufta kundër Shtetit Islamik


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha sot se përpjekjet ndërkombëtare për të mposhtur grupin Shteti Islamik “po lëvizin në drejtimin e duhur", por paralajmëroi se duhet bërë më shumë për të mbështetur stabilizimin në Libi dhe Irak.

Zoti Kerry foli në hapje të një takimi ministror në Romë, ku përfaqësues nga rreth 20 vende u mblodhën për të biseduar mbi mënyrat për forcimin e përpjekjeve kundër Shtetit Islamik.

Ai theksoi rrezikun se militantët mund të marrin kontrollin në Libi, një vend me burime të mëdha nafte, por shtoi se një marrëveshje kornizë për ngritjen e një qeverie të re të bashkimit kombëtar do të ndikonte mjaft për ta parandaluar këtë skenar.

Zoti Kerry tërhoqi gjithashtu vëmendjen për gjendjen humanitare në Siri, duke thënë se ajo është një "katastrofë" që nuk është parë qysh nga Lufta e Dyrë Botërore. Ai tha se vendet e ndryshme duhet të flasin fort lidhur me nevojën e një armëpushimi.

XS
SM
MD
LG