Lidhje

Sekretari Kerry, bisedime me një zyrtar kinez


Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit thotë se Sekretari i Shtetit John Kerry ka zhvilluar një dialog "të pa precendent dhe të rëndësishëm" me një zyrtar të lartë kinez në shtëpinë e tij në Boston.Sekretari Kerry priti Këshilltarin Shtetëror të Kinës Yang Jiechi për dy ditë bisedime jo zyrtare, por të sinqerta mbi një gamë të gjerë çështjesh.


"Kina dhe Shtetet e Bashkuara bashkëpunojnë në shumë çështje, por kanë dallime në shumë çështje të cilat ne po përpiqemi t’i menaxhojmë në mënyrë efektive. Për momentin, ne po punojmë për rritjen e bashkëpunimit në çështjet si Ebola, Afganistani, Republika Demokratike e Koresë, situata bërthamore në Korenë e Veriut dhe në Iran, ISIL-i dhe lufta kundër terrorizmit dhe çështjen e ndryshimeve klimatike", tha sekretari Kerry.

"Ne besojmë se duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të thelluar besimin tonë të përbashkët dhe për të shtuar përpjekjet tona të bashkëpunimit në fushat kryesore, ndërsa përmes respektit reciprok ne mund të trajtojmë të gjitha dallimet mes nesh", tha zyrtari kinez Yang Jiechi.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se rezultatet e bisedimeve të fundjavës do të jenë gjithnjë e më të dukshme me kalimin e kohës.

Bisedimet në Boston synojnë ngrohjen e marrëdhënieve SHBA-Kinë përpara takimit të muajit të ardhshëm të udhëheqësve të Azi-Paqësorit në Pekin.
Presidenti amerikan Barak Obama dhe presidenti kinez Xi Jinping pritet të takohen pas samitit të Azi-Paqësorit.

XS
SM
MD
LG