Lidhje

Kerry: një front i bashkuar kundër ISIS-it


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se ekziston një front i bashkuar kundër Shtetit Islamik dhe se ai është " absolutisht i bindur " që militantët do të mposhten.

Duke folur për rrjetin programin "Today Show" të rrjetit NBC gjatë një vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe, zoti Kerry tha se strategjia ekziston dhe se Shtetet e Bashkuara, të cilat po udhëheqin një koalicion sulmesh ajrore kundër Shtetit Islamik, janë duke i shkallëzuar përpjekjet e tyre ushtarake, diplomatike dhe ato të anti terrorizmit.

Ai tha gjithashtu se terroristët që kryen sulmet në Francë, Liban dhe Egjipt ishin të frymëzuar nga ajo që luftëtarët e këtij grupi po bëjnë në Irak dhe Siri, dhe ai pret që sulmet e koalicionit në këto dy vende të shtohen gjatë ditëve të ardhshme.

Zoti Kerry tha se Presidenti Barak Obama po u kërkon zyrtarëve kryesorë të ofrojnë ide të reja për të mposhtur kryengritjen e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG