Lidhje

Sekretari Kerry viziton Lindjen e Mesme


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po mban bisedime në Aman dhe Jeruzalem, në përpjekje për t’i dhënë shtysë bisedimeve të bllokuara mes Izraelit dhe palestinezëve.

Zoti Kerry tha sot në kryeqytetin jordanez se si kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, edhe Presidenti palestinez Mahmoud Abbas kanë “një angazhim serioz për këtë objektiv”. Por ai i paralajmëroi të dy udhëheqësit se ata do të vihen në provë nga ata që nuk duan që bisedimet e paqes të dalin me sukses.

Zoti Kerry u takua sot me Mbretin Abdullah të Jordanisë. Ai pritet gjithashtu të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në Jeruzalem. Nesër ai kthehet në Amman për t’u takuar me Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas.
XS
SM
MD
LG