Lidhje

Përpjekje e re për armëpushim në Lindjen e Mesme


Shefi i OKB-së Ban Ki-mun dhe Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po shkon në Kajro në një përpjekje të re për të ndërmjetësuar një armëpushim në përleshjet dy-javore mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Gaza.

Presidenti amerikan Barak Obama tha se nisma e paqes duhet të ketë për qëllim ndalimin e luftimeve dhe vrasjen e civilëve të pafajshëm.

Izraeli thotë se avionët e tij bombarduan më shumë se 50 objektiva të Hamasit sot, duke përfshirë dy qendra të prodhimit të armëve dhe gjashtë raketa-hedhës nëntokësore. Hamasi gjuajti 50 raketa të tjera në Izrael dhe u përpoq të fuse vjedhurazi luftëtarë në Izrael përmes tuneleve, por forcat izraelite diktuan militantët dhe vranë 10 prej tyre.

Zyrtarët palestinezë thanë më shumë se 500 banorë të Gazës janë vrarë nga sulmet izraelite.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli po "bën çdo përpjekje" për të shmangur viktimat civile, por shtoi se Hamasi duhet të fajësohet për aq kohë sa vazhdon sulmet e tij me raketa në shtetin hebre.

XS
SM
MD
LG