Lidhje

Mundësia e negociatave SHBA-Siri


Ndërsa Siria hyn në vitin e pestë të luftës civile, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry thotë se Shteteve të Bashkuara në fund të fundit do t’u duhet të arrijnë një marrëveshje me presidentin sirian Bashar al-Assad për të bërë të mundur një kalim të mundur politik të pushtetit dhe për t’i dhënë fund konfliktit që ka shkaktuar dhjetra mijëra të vdekur.

Në një intervistë që u transmetua sot në televizionin CBS, zoti Kerry tha se “në fund të fundit na duhet të negociojmë”, duke inkurajuar një fund diplomatik të konfliktit në Siri. “Do të na duhet t’ia bëjmë të qartë Assadit që ka një vendosmëri nga të gjithë faktorët për të gjetur një zgjidhje politike dhe jam i bindur se me përpjekjet e aleatëve tanë dhe të tjerëve, do të ketë një presion në rritje ndaj Assadit”.

Assad është nën presion të jashtëzakonshëm nga brenda dhe jashtë vendit. Katër vjet lufte civile mes forcave qeveritare dhe grupeve kryengritëse opozitare, si edhe sulmet mizore të ekstremistëve të Shtetit Islamik në veri dhe lindje, kanë shkaktuar vdekjen e mbi 200 mijë vetëve dhe zhvendosjen e miliona të tjerëve si edhe kanë shkatërruar infrastrukturën e vendit.

XS
SM
MD
LG