Lidhje

Takim Kerry-Zarif në Oman


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i jashtëm iranian Javad Zarif kanë filluar bisedime të drejtpërdrejta në Oman, vetëm dy javë para një afati për një marrëveshje bërthamore.

Në bisedimet e sotme po merr pjesë edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherinë Ashton.

Kryediplomatët Kerry dhe Zarif shtrënguan duart por nuk bënë komente për median, ndërsa bëheshin gati të fillonin bisedimet në kryeqytetin e Omanit, Muscat.

Duke folur dje para se të largohej nga Pekini, Sekretari Kerry tha se ka “pengesa reale” në bisedime për të arritur një marrëveshje me Iranin për programin e saj bërthamor. Ai theksoi gjithashtu se negociatat bërthamore nuk kanë lidhje me çështje të tjera, përfshirë bashkëpunimin e mundshëm me Iranin në luftën kundër grupit Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG