Lidhje

KESH në vështirësi të mëdha financiare


Drejtori i korporatës Halit Velaj kërkon që CEZ-i të importojë vetë për të mbuluar humbjet në rrjet, “ndryshe shkojmë drejt kolapsit në shtator”.

Në Shqipëri, korporatat energjitike KESH, tha sot se ajo gjendet në vështirësi të mëdha financiare duke kërkuar me urgjencë që ndërmarja, CEZ Shpërndarje, të nisë sipas kontratës importet për mbulimin e humbjeve në rrjet. Nëse kjo nuk ndodh, sipas drejtorit të KESH-it, Halit Velaj, situata mund të shkojë drejt kolapsit duke rrezikuar furnizimin normal me energji në vjeshtë. CEZ nga ana e saj njoftoi se do të nisë importin që javën e ardhshme duke u shprehur se do të vazhdojë me shlyerjen e borxheve që në total shkojnë afër 440 milion dollarë vetem ndaj KESH-it

Draft Entry
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:20 0:00

Sistemi energjitik shqiptar po vazhdon të vuajë pasojat e problemeve që shkaktoi administrimi i sisitemit të shpërndarjes nga ana e grupit cek Cez. Që prej janarit ai i është besuar një administratori publik, të caktuar nga Enti Rregullator I Energjisë, Sait Dollapi, i cili sic tha disa ditë më pare, ishte përqëndrua fillimisht në shlyerjen e borxheve. Cez është i detyruar të importojë energji për të mbuluar humbjet në rrjet, të cilat janë në nivele të larta, afër 46 përqind. Muajt e fundit CEZ-i u favorizua duke ja blerë këtë sasi KESH-it përvec sasisë së nevojshme për furnizimin normal. Por sot drejtori i Korporatës energjitike Halit Velaj tha se kjo situatë nuk mund të vazhdojë më kështu: "Që KESH-i të mos vihet në vështirësi pas një muaji, apo dhe më vonë, duhet që CEZ të zbatojë kontratën të blejë humbjet, që do të thotë se humbjet e CEZ-i nuk ka më mundësi që KESH ti përballojë me rezervën energjitike”.

Rezervat energjitike janë optimale për të garantuar qëndrueshmërine furnizimit edhe në muajt që vijnë. Por nëse CEZ-i nuk do të importojë humbjet në rrjet, atëherë, sipas drejtorit Velaj, do të jetë KESH-i që do të humbasë dhe situata sipas tij mund të shkojë shpejt drejt kolapsit: “Humbja e parë është që ne ulemi në nivel, ulet e eficenza dhe në shtator do të jemi të detyruar të mos realizojmë edhe programin për konsumatorin tarifor. Gjithashtu vijmë në kolaps dhe jemi të detyruar të blejmë. Sot të shesim me një cmim shumë të lirë dhe nesër nëse nuk zbatohet kontrata, niveli të bjerë dhe KESH-I të mos zbatojë kontratën dhe të mos japë energjinë e duhur konsumatorit”.

KESH-i vetë ndodhet në një situatë financiare dramatike. Të gjitha llogaritë e saj janë të bllokuara për shkak të pamundësisë së shlyerjes së detyrimeve që ka ndaj të tretëve, ndërkohë që CEZ ka ndaj saj një borxh tepër të madh. Afër 300 milion dollarë, të prapambetura vetëm nga vitet 2011-2012. Por edhe kalimi I Cez-it nën administrim publik nuk i ka përmirësuar marrëdhëniet financiare ndaj KESH-it, madje vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti është krijuar një borxh I ri prej afër 140 million dollarësh të tjerë. “CEZ-i i detyrohet KESH-it sot që flasim për energjinë për konsumatorin tarifor dhe për humbjet afër 140 milion dollarë. Pra borxhi nuk ka ardhur duke u zvogëluar por duke u shtuar, që do të thotë se sot CEZ-i na detyrohet në total afër 440 milion dollarë”, deklaroi drejtori Velaj.

Nga ana e saj CEZ-i reagoi sot duke njoftuar se do të nisë importin e energjisë për humbjet që javën e ardhshme dhe se do të vazhdojë shlyerjen e faturave të këtij viti.
XS
SM
MD
LG