Lidhje

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton rreth ndalim fluturimit mbi Libinë


Chuyên viên thu hình "Saigon Electric" đang làm việc (Courtesy of Saigon Electric)
Chuyên viên thu hình "Saigon Electric" đang làm việc (Courtesy of Saigon Electric)

Në Kombet e Bashkuara, Britania dhe Franca janë duke punuar në hartimin e një projektrezolute të Këshillit të Sigurimit rreth një zone ndalim fluturimi mbi Libinë. Ndërkohë që diplomatët thonë se asnjë gjë zyrtare nuk është shpërndarë ende, bisedimet po zhvillohen me dyer të mbyllura mes anëtarëve të këshillit.

Diplomatët britanikë thonë se puna e tyre rreth një zone të mundshme ndalim fluturimi është një plan paraprak ndërkohë që ata përgatiten për të gjitha rastet lidhur me Libinë ku forcat anti-qeveritare janë përfshirë në një betejë të përgjakshme me forcat besnike të udhëheqësit Moammar Gadhafi.

Të martën, Këshilli i Sigurimit u informua privatisht nga zyrtari më i lartë politik i Kombeve të Bashkuara Lynn Pascoe, i cili sapo u kthye nga rajoni. Ai foli për shtypin pas takimit me Këshillin e Sigurimit.

“Mendoj se të gjithë ne e kemi vërejtur me shqetësim të madh situatën atje. Sikurse shihet, betejat po vazhdojnë; njerëzit kanë vështirësi të largohen për momentin; veprimet e qarta që po ndërmerren atje kundër popullsisë, si në Tripoli ashtu edhe luftimet në qytetet e tjera. Kjo është çështje e një shqetësimi të madh për të gjithë ne në sekretariat, sigurisht për Këshillin e Sigurimit.”

I pyetur nëse Sekretari i Përgjithshëm do të mbështesë një zonë ndalim fluturimi, zoti Pascoe tha se ky ishte një vendim për Këshillin e Sigurimit dhe jo për shefin e OKB-së.

Por një rezolutë që kërkon krijimin një zone ndalim fluturimi ku disa lloje mjetesh ajrore kryesisht usharake, ndalohen të fluturojnë, mund të ketë probleme që të arrihet brenda Këshillit të Sigurimit që përbëhet prej 15 vendesh anëtare.

Vendeve me të drejtë vetoje si Rusia dhe Kina tradicionalisht nuk u pëlqen që të ndërhyjnë në problemet e brendshme të vendeve të tjera dhe mund të kenë rezerva serioze rreth mbështetjes së një mase të tillë. Po ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara ka patur mbështetje të përzjerë ku disa pjesëtarë të Kongresit amerikan kanë bërë thirrje për një masë të tillë dhe të tjerët që thonë se do të jetë shumë e vështirë që të vihet në zbatim.

Madje edhe dy vendet që po hartojnë rezolutën thonë se do të duhet të ketë arsye specifike që ato të hedhin rezolutën para këshillit për t’u votuar, si për shembull masakra të civilëve apo lloje të tjera të rënda dhe sistematike të dhunimit të drejtave të njeriut.

Ambasadori i Indisë në Kombet e Bashkuara Hardeep Singh Puri, i cili është mes vendeve jo të përhershme të këshillit, tha se një masë e tillë po ashtu do të kërkonte mbështetje rajonale.

“Jo vetëm që do të duhet mbështetja e Lidhjes Arabe, por duhet të dihet edhe qendrimi i Bashkimit Afrikan. Rezoluta 1970 e OKB-së ka pak ditë që ka dalë. Ndaj do të dëshironim zbatimin e plotë të saj dhe do të shikonim si po e trajtojnë këtë situatë vende e tjera të rajonit. Vetëm atëherë këshilli do të kishte një pikëpamje të shqyrtuar mirë.”

Ambasadori gjerman Peter Witting tha se qeveria e tij do të dëshironte shtimin e trysnisë politike ndaj qeverisë së Gadhafit me sanksione të mëtejshme që tejkalojnë ndalimin e udhëtimeve, ngrirjen e pasurive, embargon e armëve dhe referimit tek Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të cilën e autorizoi muajin e kaluar Këshilli i Sigurimit. Ai shtoi se këshilli kishte diskutuar edhe masa të tjera përtej sanksioneve por tha se këto bisedime janë në një fazë mjaft të hershme. Diplomatë të këshillit thonë se asnjë rezolutë zyrtare nuk është qarkulluar dhe nuk është caktuar një afat specifik për ta bërë një gjë të tillë. Të gjitha veprimet e tjera në këshill do të varen gjerësisht mbi zhvillimet e situatës në Libi.

XS
SM
MD
LG