Lidhje

Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën për Sirinë


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar njëzëri për të miratuar një rezolutë që i kërkon Sirisë të eliminojë armët kimike. Rezoluta vendos detyrime me fuqi ligjore mbi këtë vend.

Vota mbrëmë nga Këshilli i Sigurimit mbyll një proces prej disa javësh me aktivitet intensiv diplomatik nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Rezoluta bazohet mbi një marrëveshje mes dy vendeve të arritur në Gjenevë në fillim të muajit.

Marrëveshja pasoi sulmin me gaz sarin nga i cili vdiqën mbi 1 mijë vetë pranë Damaskut. Marrëveshja shmangu një goditje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara kundër regjimit të Bashar al-Assadit, të cilin Uashingtoni e fajëson për sulmin.
XS
SM
MD
LG