Lidhje

Këshilli i Sigurimit, sanksione të reja kundër Phenianit


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka rritur presionin ndaj Koresë së Veriut për ta detyruar të heqë dorë nga ambicjet për armë bërthamore. Dje Këshilli i Sigurimit shtoi 14 individë dhe katër kompani në listën e entiteteve nën sanksione për aktivitet që lidhet me programin bërthamor të Phenianit.

Këshilli votoi njëzëri për të vendosur ndalim udhëtimesh dhe ngrirjen e zotërimeve pas intensifikimit të provave bërthamore dhe me raketa nga Koreja e Veriut. Vetëm muajin e kaluar Pheniani kreu tre prova të tilla, duke shkelur kushtet e rezolutave të mëparshme të Këshillit të Sigurimit që nuk lejojnë aktivitet të kësaj natyre.

Shtetet e Bashkuara, sponsorizuese të rezolutës në konsultim me Kinën, mbajtën një qëndrim të prerë. Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley deklaroi se nuk përjashtohet asnjë opsion “në përgjigje të provokimeve të Phenianit në të ardhmen”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG