Lidhje

Akuza të reja ndaj aktorit të Hollivudit Kevin Spacey për sulme seksuale


Ndaj aktorit të Hollivudit Kevin Spacey janë hedhur akuza të reja. Tetë anëtarë që punonin për serialin House of Cards e akuzojnë aktorin për sulme seksuale – duke thënë se ai kishte krijuar një ambjent toksik në punë. Kompania Netflix njoftoi në fillim të javës se po i jep fund serialit televiziv me aktorin Kevin Spacey, "House of Cards", më pak se 24 orë pasi aktori Anthony Rapp e akuzoi Spacey-n për një ngacmim seksual kur ai ishte vetëm 14 vjeç në vitin 1986. Spacey ishte në atë kohë 26 vjeç.

SCRIPT: Sot, akuza të reja ndaj aktorit Kevin Spacy nga punonjësit në serialin “House of Cards”.

8 akuzues të rinj folën në kushte anonimiteti me kanalin CNN. Ata pretendojnë se aktori kishte një sjellje prej “grabitqari” gjatë realizimit të filmit dhe se aktori ka ngacmuar dhe ka bërë komente të papërshtatshme ndaj disa anëtarëve meshkuj të ekipit realizues.

Një ish ndihmës producent i tha CNN-it se Spacey e ngacmoi seksualisht në makinë kur ai po e çonte aktorin 58 vjeçar në vendin e xhirimit.

Akuzat e reja ndaj Kevin Spacey-t mund të çojnë në ngritjen e aktpadi penale dhe civile kundër tij.

Kompania realizuese e serialit “House of Cards” MRC, nxorri një deklaratë ku thuhet "Jemi thellësisht të shqetësuar nga akuzat e reja që kanë të bëjnë me mënyrën e sjelljes së aktorit me ekipin e punës”. Kompania pohoi se një anëtar i ekipit ishte ankuar për një “shprehje dhe gjest të Spacey-it në vitin 2012 dhe se aktori kishte marrë pjesë vullnetarisht në një trajnim për të zgjidhur çështjen.

Netflix i ka ndërprerë tashmë xhirimet e filmit “House of Cards” pas akuzave të aktori Anthony Rapp i cili tha se Spacey e sulmoi seksualisht kur ai ishte vetëm 14 vjeç.

Spacey tha se nuk i kujtohej rasti por kërkoi falje “për një sjellje të papërshtatshme që vinte nga pija”. Agjenti i tij konfirmoi se aktori po kërkon tani trajtim mjekësor.

Ndërkohë manjati i Hollivudit Harvey Weinstein mund të përballet me aktakuza penale për përdhunim.

Policia e Nju Jorkut tha se po heton pretendimet se Weinstein ka sulmuar seksualisht aktoren Paz De La Huerta në dy raste në vitin 2010.

Aktorja pretendon se sulmi i parë ndodhi pasi manjati i kishte ofruar ta çonte me makinë në shtëpi pas një mbrëmje dhe se në apartamentin e saj e kishte sulmuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG