Lidhje

Naftësjellësi Keystone nga Kanadaja në SHBA


Një raport i ri i Departamentit amerikan të Shtetit nuk e ka kundërshtuar idenë e ndërtimit të një naftësjellësi, që është propozuar të kalojë nga Kanadaja deri në brigjet jugore të Shteteve të Bashkuara. Në raport nuk bëhen rekomandime për ndërtimin e tubacionit Keystone.

“Ne e mirëpresim raportin e Departamentit të Shtetit dhe ndjehemi të inkurajuar që ai arrin në përfundimin se naftësjellësi Keystone XL nuk do të kishte një ndikim të madh tek mjedisi. Projekti pritet të nxisë krijimin e 42 mijë vendeve të punës dhe një aktivitetet ekonomik me vlerën e miliarda dollarëve, si në Kanada, edhe në Shtetet e Bashkuara”.

Sistemi i tubacioneve mund të transportojë deri në 800 mijë fuçi nafte në ditë, nga fushat ranore naftëmbajtëse të Albertës në Kanada në shtetin amerikan të Teksasit, në Gjirin e Meksikës.

Sekretari i Shtetit John Kerry pritet ta njoftojë rekomandimin e tij, pasi të konsultohet me disa agjenci qeveritare.

"Unë do të theksoja se ky faktor i vetëm do të ketë peshë ndaj shumë faktorëve të tjerë në marrjen e vendimit. Po ashtu përparësitë e Sekretarit Kerry për klimën dhe mjedisin, patjetër që do të ndikojnë në marrjen e vendimit për këtë çështje.”

Projekti prej shumë miliarda dollarësh është vënë në qendër të debatit intensiv për këtë çështje. Ambjentalistët thonë se projekti do të ndikojë tek ndryshimi i klimës. Përkrahësit thonë se projketi do t’i ndihmojë Shtetet e Bashkuara të kenë pavarësi energjitike.


Debati për Projektin Keystone

Shtetet e Bashkuara kanë një rrjet masiv prej 2 mijë naftësjellësish, por një projekt ka shkaktuar një debat të konsiderueshëm. Bëhet fjalë për Naftësjellësin Keystone XL, që mund të transportojë 800 mijë fuçi nafte të papërpunuar në një distancë prej 3 mijë kilometrash nga Kanadaja, përmes pjesës qendrore të Shteteve të Bashkuara në rafineritë e brigjeve të Gjirit. Ata që mbështesin këtë naftësjellës thonë se do të bëjë të mundur hapjen e vendeve të punës dhe do të kontribuojë në sigurinë e energjisë, ndërsa kundërshtarët kanë pikëpyetje për dëmin që mund t’i shkaktohet mjedisit.

Naftësjellësi është pothuajse i përfunduar, përveç segmentit që kalon përmes kufirit amerikan. Për atë seksion, duhet firma e Presidentit. Protestuesit kanë luajtur rol në ngecjen e projektit, sepse parashikohej që ai të përshkonte një rezervuar me ujë të pijshëm, duke e vënë në rrezik furnizimin me ujë për miliona vetë. Tani Keystone XL ka propozuar një rrugë alternative. Në një fjalim, qershorin e kaluar, zoti Obama bëri këtë premtim.

“Që të lejojmë ndërtimin e naftësjellësit Keystone, duhet të kemi argumenta që një gjë e tillë do të ishte në interesin kombëtar. Dhe që të jetë në interesin tonë kombëtar, ky projekt nuk duhet të kontribuojë në ndotjen nga karboni”.

Kundërshtarët thonë se shpimi për naftë të papërpunuar përdor një sasi të madhe energjie dhe uji dhe krijon shumë më tepër ndotje sesa prodhimi konvencional i nafës. Anthony Swift është një analist për energjinë në Këshillin për Mbrojtjen e Burimeve Natyrore.

“E gjithë ideja e Keystone XL është që nafta e papërpunuar të transportohet përmes Shteteve të Bashkuara deri në Gji, ku të përpunohet dhe eksportohet. Prandaj, ajo që mbetet janë çlirim i një sasie më të madhe karboni, rrezik për fermat dhe burimet ujore dhe me përfitime fare të pakta, sëpse është thjesht një naftësjellës për eksport”.

Por anketat e fundit tregojnë se shumica e amerikanëve e mbështesin planin. Naftësjellësi është në interesin më të mirë të vendit, thonë përkrahësit si Sabrina Fang e Institutit Amerikan në Naftës.

“Është një mënyrë e sigurt dhe do të hapë vende pune. Dhe vetë Departamenti i Shtetit ka thënë se është e sigurt të ndërtosh, në katër analiza të ambjentit. Dhe ne nuk presim ndonjë gjë ndryshe herën e pestë”.

Zonja Fang i referohet një deklarate për ndikimin tek mjedisi të naftesjellësit, të lëshuar nga Departamenti i Shtetit marsin e kaluar, që arriti në përfundimin se naftësjellësi nuk do ta dëmtonte në mënyrë të konsiderueshme ambjentin. Por zoti Swift vë në dukje se 1.2 milionë vetë janë protestuar ndaj këtij përfundimi.

“Ne e dimë se pasojat e rrjedhjeve të naftës së papërpunuar janë shumë më të dëmshme sesa ato të rrjedhjeve tradicionale. Kjo u pa në Mayflower, Arkansa dhe Kalamazoo të Miçiganit ///courtesy: NRDC/// ku për pastrimin e një rrjedhjeje prej 3 milionë litrash, u deshën një miliardë dollarë. Në fakt lumi Kalamazoo, është ende i ndotur, tre vjet pas asaj rrjedhjeje”.

Drejtuesit e industrisë së naftës kanë besim se masat mbrojtëse do t’i minimizojnë këto derdhje dhe se Kanadaja gjithsesi do të vazhdojë të prodhojë naftë të papërpunuar. Dështimi për këtë çështje e shqetëson Anthony Swift.

“Vendimi për Keystonte XL ka të bëjë gjerësisht me faktin nëse ne vazhdojmë të inkurajojnë burime energjie që sjellin ndotje apo zgjedhim alternativa të pastra”.

Presidenti Obama do ta marrë vendimin pas një analize përfundimtare të Departamentit të Shtetit.
XS
SM
MD
LG