Lidhje

Ukrainë, protestë kundër armëpushimit


Ukraine
Ukraine

Protestuesit në Kiev thonë se armëpushimit të njëanshëm me forcat pro-ruse, i cili javën e kaluar u zgjat tre ditë të tjera, tashmë i ka kaluar afati dhe se të pretendosh ndryshe, do të rrezikohej jeta e ushtarëve ukrainas.

Më shumë se 1,000 njerëz i bënë thirrje presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko t'i japë fund armëpushimit.

Një protestues mbante një tabelë ku shkruhej "gjuha e vetme që kuptojnë terroristët është gjuha e forcës.''

Një tjetër protestues tha se vazhdimi i armëpushimit rrezikon jetën e ushtarëve ukrainas. Protestuesti pyeti: "Edhe sa kohë mund të zgjasë armëpushimi? Me kë duhet negociuar?"

Gjatë fundjavës ushtarët ukrainas shkëmbyen zjarr me forcat pro-ruse pranë Slavianskut, ndërsa dje rusët vranë tre ukrainas gjatë një kontrolli.

XS
SM
MD
LG