Lidhje

22 të vrarë në një sulm në Afganistan


Një zyrtar lokal në Afganistanin verior thotë se kryengritësit talebanë kanë shkaktuar vdekjen e 22 oficerëve të policisë dhe plagosjen e tetë të tjerëve në një pritë.

Zyrtarët thanë se sulmi ndodhi ndërsa policët po udhëtonin në një autokolonë në provincën Sar-e-Pul. Guvernatori i rajonit, Abdul Jabar Haqbeen tha se shtatë pjesëtarë të personelit të sigurisë ishin marrë pengg dhe deri në gjashtë makina të autokolonës ishin shkatërruar.

Më parë, zyrtarët afganë thanë se një sulm vetëvrasës me bombë goditi një autokolonë të NATO-s, duke vrarë një civil dhe plagosur tre të tjerë pranë një kompleksi strehimi për kontraktorët e NATO-s në kryeqytetin Kabul. Talebanët morën përgjegjësinë për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG