Lidhje

Kina rrit tarifat ndaj importeve nga SHBA


Kina ka rritur me 25 për qind taksat ndaj importeve amerikane, për produkte ushqimore, si mishi i derrit, frutat e mallra të tjerë, duke e çuar totalin e taksave në 3 miliardë dollarë.

Tarifat që hynë në fuqi sot, i bëri të njohura Ministria e Financave e Kinës, përmes një deklarate, ku thuhej se ky vendim ishte përgjigje ndaj rritjes së menjëhershme të tarifave amerikane ndaj çelikut dhe aluminit kinez, që hynë në fuqi më 23 mars. Kina e publikoi listën e mallrave amerikanë që do të preknin tarifat e reja po atë ditë.

Ministria e Tregtisë e Kinsë tha përmes një deklarate sot, se po i pezullonte detyrimet ndaj Organizatës Borëtore të Tregtisë, për pakësimin e tarifave ndaj 120 mallrave amerikanë, mes tyre frutat dhe gazi etanol. Taksat e importit ndaj këtyre produkteve do të rriten edhe me 15 për qind të tjera.

Tarifat e reja kineze vijnë si një veprim hakmarrës, pas shkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve tregtare mes Pekinit dhe Washingtonit.

Analistët e ekonomisë thonë se nuk ka për të patur ndikime të menjëhershme nga tarifat e reja, por investitorët druhen se grindjet tregtare mes të dy vendeve mund të dëmtojnë tregtinë botërore dhe për rrjedhojë, edhe rritjen ekonomike.

Ndërkohë, Presidenti Donald Trump po përgatitet që vendosë tarifa me vlerën e 50 miliardë dollarëve ndaj mallrave kineze, si ndëshkim ndaj Pekinit, për akuzat se Kina ka kryer vjedhje intelektuale ndaj Amerikës, një akuzë që Pekini e mohon.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG