Lidhje

Kinë, vazhdojnë kërkimit për viktimat e tërmetit


Numri i të vdekurve nga tërmeti është rritur në më shumë se 200, ndërkohë që janë plagosur më tepër se 11 mijë njerëz

Një operacion i gjerë kërimesh dhe shpëtimi vazhdon në provincën e Kinës të goditur nga tërmeti që ka shëmbur ndërtesa dhe ka shkaktuar që banorët të dalin nëpër rrugë me panik. Mbi 200 njerës kanë humbur jetën dhe mijëra të tjertë janë plagosur. Këto shifta pritet të ngrihen ndërkohë që ekipet po kërkojnë nën rrënoja në këtë rajon malor të Kinës.

Ekipet e kërkimit vazhduan sot punën nëpër rrënoja në rajonin jugperëndimor të Seçuanit të Kinës pas një tërmeti të fuqishëm. Numri i të vdekurve nga tërmeti është rritur në më shumë se 200, ndërkohë që janë plagosur më tepër se 11 mijë njerëz.

“Kur goditi tërmeti, ishte vështirë të gjenim një rrugë për të shpëtuar. Gjithçka po rëzohej. Mendova se nuk do të dilja dot. Të gjitha shtëpitë u rëzuan dhe nuk shikoja asgjë, përveç pluhurit dhe tymit që kishte mbuluar gjithëçka. Gjithandej dëgjoja njerëz që qanin”, thotë Gao Jineng, banor i fshatit Guçeng që ishte epipendra e tërmetit.

Shërbimi Gjeologjik amerikan njoftoi se tërmeti kishte një fuqi prej 6.6 sipas shkallës Richter, një lëkundje e aftë të shkaktojë mjaft dëme. Epiqendra ishte në thellësinë prej 13 kilometrash.

Kryeministri kinez, Li Keqiang shkoi në qytetin Ja'an për të drejtuar operacionet e shpëtimit.

Presidenti Xi Jinping ka kërkuar marrjen e të gjitha masave për shpëtimin e viktimave dhe për të minimizuar dëmet. Sipas mediave shtetërore, pjesët e goditura më rëndë të distriktit Lushan janë të paarritëshme me rrugë tokësore dhe lidhjet telefonike janë ndërprerë.

“Uji dhe ushqimi janë ato që duhem më shumë këtu, sepse trafiku është vështirësuar sëtepërmi dhe nuk ka furnizime me ujë dhe energji. Pashë shumë fshatarë t’u kërkonin ujë ushtarëve dhe çdo person është duke marrë vetëm tri shishe ujë në ditë, sasi që nuk është aspak e mjaftueshme”, thotë Zheng Hsiaoru, vullnetare e Kryqit të Kuq.

Lëkundja e djeshme solli kujtime të dhimbshme për tërmetin e vitit 2008 po në Seçuan, i cili shkaktoi vdekjen e më shumë se 70 mijë njerëzve.
XS
SM
MD
LG