Lidhje

19 të vrarë nga tërmeti në Sishuan të Kinës


Një tërmet i fuqishëm goditi një rajon të largët malor në provincën Sichuan të Kinës, duke vrarë të paktën 19 njerëz.

Autoritetet lokale thanë se 247 njerëz të tjerë u plagosën në tërmetin e së martës, që e kishte epiqendrën në një rajon ku banojnë nomadë tibetianë dhe përfshin një park kombëtar të njohur turistik.

Zyrtarët thonë se të paktën pesë të vdekur ishin turistë. Agjencia shtetërore e lajmeve Sinhua thotë se më shumë se 30 mijë turistë janë evakuuar nga Jiuzhaigou.

Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se tërmeti kishte magnitudë prej 6.5, ndërkohë që qendra kineze e tërmeteve tha se magnituda ishte 7. Më shumë se 100 mijë shtëpi janë dëmtuar dhe energjia elektrike u ndërpre në të gjithë rajonin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG