Lidhje

Kirgistani voton për parlamentin e ri të vendit


Kirgistani voton për parlamentin e ri të vendit
Kirgistani voton për parlamentin e ri të vendit

Zakonisht qeveritë në Kirgistan kanë ndryshuar me grykën e armëve. Por dje, zgjedhësit provuan një formë të re, atë të fletës së votimit.

Me këto votime, Kirgistanti fillon një eksperiment me demokracinë parlamentare në një rajon ku ka mbizotëruar regjimi autoritar i një njeriu.

Gjashtë muaj pas një revolucioni nëpër rrugë që përmbysi një diktator të ashpër, Kirgistani votoi për 29 parti që të zgjidhte një parlament të ri.

Partitë që marrin pjesë në parlamentin prej 120 vendesh do të formojnë një koalicion qeverisës dhe do të zgjedhin kryeministrin e ri.

Pas votimit, Presidentja e përkohëshme e Kirgistanit, Roza Otunbaeva, hodhi poshtë shqetësimet rreth bllokimit politik të së ardhmes. Ajo tha:

"Jam e sigurt se ne do të kemi një qeveri të qendrueshme që do ta udhëheqë vendin me sukses përpara”.

Zonja Otunbaeva mori pushtetin pas një revolucioni nëpër rrugë në muajin prill që përmbysi Presidentin Kurmanbek Bakiev, e dyta kryengritje kjo kundër tij në pesë vjet. Në muajin qershor, dhuna ndëretnike u kushtoi jetën disa qindra njerëzve në Kirgistanin jugor.

Në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës, zonja Otunbaeva tha se ligji elektoral kërkonte përfshirjen e pakicave kombëtare në listat e kandidatëve të partive. Gjatë fushatës, tha ajo, partitë u përpoqën të fitonin mbështetjen e grupeve etnike, përfshirë të uzbekëve në rajonin jugor të Kirgistanit.

Zgjedhësit dolën në mënyrë paqësore në votime në të gjithë vendin, përfshirë Oshin, qytetin më të madh në jug, i cili ishte edhe skena e luftimeve më të mëdha ndëretnike. Në votime morrën pjesë 55 përqind nga 2.8 milionë zgjedhësit me të drejtë vote.

Krahas instabilitetit politik, një çështje tjetër me peshë për votuesit ishte gjendja e rëndë ekonoike e vendit. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kirgistani është i vetmi vend në ish Bashkimin Sovjetik që do të shënojë rritje negative ekonomike këtë vit.

Në vend që të rritej me pesë përqindd siç parashikohej, ekonimia pritet të bjerë 3.5 përqind. Shkaku kryesor është dhuna politike e gjysmës së parë të këtij viti. Sondazhet tregojnë se pesë parti do të fitojnë vende në parlament dhe si rjedhim duhet të krijohet një koalicion qeverisës.

Presidentja Otunbaeva kishte parashikuar se ‘fituesit dhe humbësit’ e revolucionit të prillit do ta gjenin veten në të njejtin parlament këtë vjeshtë.

Uashingtoni i ka mbështetur fuqishëm zgjedhjet shumëpartiake në Kirgistan. Administrata e Presidentit Barak Obama ka shpenzuar pesë milionë dollarë për ta ndihmuar Kirgistanin të organizojë zgjedhjet.

XS
SM
MD
LG