Lidhje

Nivelet e klasifikimit të informacionit në SHBA


Këshilltari i Sigurisë Kombëtare H.R. McMaster dhe anëtarë të tjerë të administratës Trump iu përgjigjën dje artikujve ku njoftohej se Presidenti Donald Trump u tregoi informacion të klasifikuar të nivelit të lartë zyrtarëve rusë me të cilët u takua në Zyrën Ovale.

Cilat janë nivelet e informacionit të klasifikuar në SHBA?

  • Tepër Sekret
  • Sekret
  • Konfidencial

Çfarë domethënieje kanë këto kategori klasifikimi?

Nivelet përfaqësojnë rëndësinë e informacionit të klasifikuar për sigurinë kombëtare, përfshirë planet ushtarake apo sistemet e armatimit, informacione të qeverive të huaja, aktivitete zbulimi, burimet dhe metodat e tyre, marrëdhëniet me jashtë dhe aktivitetet ndërkombëtare të SHBA-së, ose çështje shkencore dhe teknologjike të lidhura me sigurinë kombëtare.

Nxjerrja e të dhënave nga këto kategori mund të shkaktonte dëme të konsiderueshme:

Tepër sekret – dëmtohet jashtëzakonisht rëndë siguria kombëtare

Sekret – dëmtohet seriozisht siguria kombëtare

Konfidencial – dëmtohet siguria kombëtare

Si janë përcaktuar nivelet e klasifikimit të informacionit?

Kategoritë e klasifikimit janë përcaktuar në Urdhërin Ekzekutiv 13526, nënshkruar në dhjetor 2009, nga Presidenti Barack Obama.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG