Lidhje

Përforcime për luftëtarët kurdë në Kobani


Luftëtarët kurdë në veri të Sirisë po marrin përforcime të reja në betejën e tyre disa javëshe me militantët e Shtetit Islamik në qytetin e Kobanit.

Një grup prej rreth 50 vetësh nga Ushtria e Lirë e Sirisë mbërrit sot në

Kobani, nga kufiri i Sirisë me Turqinë. Pasi kanë luftuar për tre vjet e gjysëm me forcat qeveritare për rrëzimin e Presidentit Bashar al Assad, ata tani po i bashkohen luftimeve kundër grupit Shteti Islamik.

Po sot, një grup luftëtarësh kurdë nga Iraku shkuan në Turqi, për të kaluar më pas kufirin me Sirinë, nën shoqërimin e forcave turke të sigurisë.

XS
SM
MD
LG