Lidhje

Rama vlerëson tifozerinë shqiptare


Ndeshja me Serbinë, kryeministri: le të jemi krenarë për shembullin e shkëlqyer të qytetarisë europiane, që kuqezinjtë në shkallët e stadiumit dhe Shqipëria kuqezi dha dje duke bërë diferencën

Në Tiranë, kryeministri Edi Rama vlerësoi qëndrimin e mbrëmshëm të tifozerisë shqiptare gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Serbi, e cila u fitua nga serbët me dy gola të shënuar në minutat shtesë

“Le të jemi krenarë për shembullin e shkëlqyer të qytetarisë europiane, që kuqezinjtë në shkallët e stadiumit dhe Shqipëria kuqezi dha dje duke bërë diferencën. Për vete, për botën që mbrëmë i kishte sytë tek ne, me frikën se do të bëhej hataja dhe mbi të gjitha, për gjeneratën tjetër, që nesër do ta bëjmë krenare përmes punëve të mira të së sotmes, siç është puna kaq e mirë dhe kaq e mbarë e Kombëtares Kuqezi”, deklaroi zoti Rama.

Kryeministri shqiptar u shpreh se “nëse në fushën e lojës nuk u arrit të mbahej një pikë e artë për kombëtaren, mbajtja lartë e nivelit të kulturës sportive i ka dhënë tre pikë të arta Shqipërisë si vend dhe si popull” duke nënvizuar se tifozeria shqiptare “nuk ra në batakun e huliganëve serbë”, tha zoti Rama ndërsa ju referua ngjarjeve të dhunshme në stadiumin e Beogradit një vit më parë.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se të gjithë duhet t’i jenë mirënjohës kombëtares së futbollit dhe trajnerit të saj, “sepse askush më parë – theksoi ai - nuk e kishte menduar mundësinë e kualifikimit për në europianin e Francë 2016-ës”, gjë që është ende e arritshme nëse të dielën do të sigurojë një fitore në Armeni. Në rast të kundërt ekipi i Shqipërisë do të luajë në fazën e play-off-it për të tentuar sërish kualifikimin.

XS
SM
MD
LG