Lidhje

Komisioni Europian ndjek me kujdes situatën në Shqipëri


Komisioni Europian ndjek me kujdes situatën në Shqipëri
Komisioni Europian ndjek me kujdes situatën në Shqipëri

Pas takimit dje me kryeministrin Sali Berisha përfaqësuesit e diplomacive perëndimore në Tiranë janë takuar sot me kryetarin socialist Edi Rama, ndërsa nga Brukseli, zëdhënësja e komisionit europian ka kërkuar rikhtimin e qetësisë, rivendosjen e dialogut dhe një hetim të hollësishëm.

Komisioni europian permes zedheneses Natasha Buttler u shpreh sot se po e ndjek me kujdes situatën në Shqipëri.

Eshtë e rëndësishme që të kthehet qetësia dhe të evitohet përsëritja e dhunës të së premtes që solli viktima dhe të plagosur, është e rëndësishme për liderët politik që të fokusohen te zgjidhjet që mund të gjejnë së bashku me qëllim daljen nga ngërci, tha Buttler. Sipas zëdhënëses, Bashkimi europian konsideron se mënyra më e mirë për të dalë nga kriza është ti jepet fund mosmarrëveshjeve dritëshkurtra politike e palët të fokusohen në axhendën europian.

Bashkimi europian thekson se është e rëndësishme që sisitemi gjyqësor të respektojë ligjet dhe të hetojë në mënyrë të hollësishme dhe transparente mbi ngjarejt duke shtuar se prêt nga qeveria shqiptare që të bashkëpunojë për të hetuar ngjarjet e së premtes.

XS
SM
MD
LG