Lidhje

Kompleksi bërthamor i Fukushimës


Qeveria japoneze po përpiqet të sigurojë popullatën se e ka nën kontroll situatën e rrjedhjeve të ujit të kontaminuar në kompleksin bërthamor të Fukushimës, pasi një zyrtar në kompaninë e enegjisë elektrike të Tokios tha se gjendja nuk është nën kontroll.

Komentet e zyrtarit të TEPCO-s, Kazuhiko Yamashita dukej se binin ndesh me garancitë që kishte dhënë kryeministri Shnizo Abe pata Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, javën e kaluar.

Zoti Abe kishte thënë se rrjedhjet në Fukushima ishin nën kontroll kur paraqiti argumentat në favor të zgjedhjes së Tokios si qyteti mikpritës i Lojrave Olimpike të vitit 2020.Qeveria tha dje se zyrtari i Tepcos po i referohej incidenteve të veçanta dhe jo situatës në përgjithësi.
XS
SM
MD
LG