Lidhje

Konfirmimi i ambasadores amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield


ambasadorja Linda Thomas-Greenfield

Senati ka konfirmuar diplomaten e karrierës Linda Thomas-Greenfield në postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në OKB. Diplomatja amerikane Thomas-Greenfield do të testohet nga vende si Kina në këtë institucion botëror.

Pavarësisht kundërshtimeve nga disa senatorë republikanë që zvarritën votimin për konfirmimin e saj, ambasadorja Linda Thomas-Greenfield mori mbështetje të fortë dypartiake në Senat të martën. Ajo mori mbështetjen e demokratëve dhe më shumë se 20 senatorëve republikanë në seancën e konfirmimit për postin e ambasadores amerikane në OKB.

Konfirmimi i ambasadores amerikane në OKB
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:49 0:00

Gjatë seancës së saj të konfirmimit muajin e kaluar, Thomas-Greenfield u përpoq të eliminonte shqetësimet e shprehura nga disa senatorë se ajo mund të jetë e butë ndaj qeverisë komuniste të Kinës.

"Ne e dimë që Kina po punon në të gjithë sistemin e OKB-së për të avancuar agjendën e saj autoritare që bie ndesh me vlerat mbi të cilat është themeluar ky institucion dhe me vlerat amerikane. Suksesi i tyre varet nga tërheqja jonë e vazhdueshme. Kjo nuk do të ndodhë gjatë mandatit tim”, tha ajo.

Duke i bërë jehonë këtij vlerësimi, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price të martën tha se vlerat amerikane dhe ato të aleatëve dhe partnerëve të Shteteve të Bashkuara janë një burim i forcës në garën kundër Kinës në skenën botërore.

"Nëse përpiqemi t’i kundërvihemi të vetëm Kinës, siç kemi bërë në të kaluarën, mendoj se rezultatet do të jenë të dobëta krahasuar me atë që mund të arrijmë, nëse ne ndërmarrim veprime kolektive", tha zoti Price.

Gjatë karrierës 35-vjeçare në Departamentin e Shtetit, diplomatja Thomas-Greenfield ka punuar në administratat e presidentëve republikanë dhe atyre demokratë. Si eksperte e Afrikës, ajo ka shërbyer në postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Liberi dhe në poste të ndryshme në Kenia, Gambia dhe Nigeri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG