Konispoli, qyteti në skajin më jugor të Shqipërisë, vuajti gjatë regjimit komunist persekutime dhe internime të mjaft familjeve. Studiuesit vlerësojnë se ish-Sigurimi i Shtetit synonte ta mbante popullsinë e kësaj krahine nën presionin e frikës. Autoriteteti për Informim për Dosjet e ish-Sigurimit organizoi në këtë qytet një takim për të përkujtuar dhe nderuar viktimat e pafajshme të kohës së komunizmit.
Facebook Forum