Lidhje

Prokuroria në Korenë e Jugut: Park mund të arrestohet


Agjencia shtetërore e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut, njoftoi se prokurorët kanë vendosur të kërkojnë urdhër-arrest për ish presidenten Park Geun-hye, që u detyrua të largohej nga posti për shkak të një skandali korrupsioni.

Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut vendosi për shkarkimin e presidentes në fillim të muajit, pas procesit për shkarkimin e saj nga ligjvënësit, lidhur me akuzat për korrupsion. Ajo u akuzua se kishte bashkëpunuar me një mike të afërt të saj për të ushtruar presion ndaj kompanive që të bënin donacione me vlerën e 70 milionë dollarëve ndaj fondacioneve të dyshimta, në këmbim të favoreve.

Zonja Park i ka mohuar këto akuza.

Por Prokuroria tha sot se ka të dhëna të shumta për këtë çështje dhe se ekziston mundësia që ish presidentja të ketë zhdukur një pjesë të fakteve kundër saj. Koreanojugorët votojnë për presidentin e ri më 9 maj.

XS
SM
MD
LG