Lidhje

Koreja e Jugut kërkon masa ushtarake ndaj Veriut


Një diplomat i lartë i Koresë së Jugut tha se Seuli po kërkon një rezulutë të Kombeve të Bashkuara që do të lejonte veprime ushtarake kundër Koresë së Veriut, pas provës së fundit bërthamore të Phenianit.

Agjencia koreanojuore e lajmeve, Yonhap, citoi diplomatin të ketë thënë se vendi i tij shpreson ta bindë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratojë një rezolutë që të përfshijë Kapitullin 7, Nenin 42 të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Nëse miratohet rezuluta, duke përfshirë edhe këtë klauzolë, ajo do të lejonte anijet ushtaraje kudo në botë të interceptoni dhe të hynën në bordet e mjeteve lundruese nga Koreja e Veriut që dyshohen për transport të pjesëve të armëve, elementë bërthamorë, apo pjesë raketash të ndaluara në bazë të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.

Diplomati tha, megjithatë, se nuk është i sigurt nëse Kina do ta mbështese një rezolutë që do të lejonte veprime ushtarake kundër Koresë së Veriut.

Kina, aleatja kryesore e Koresë së Veriut dhe antëare me të drejtë vetoje e Këshillit të Sigurimit e ka kundërshtuar prej kohësh Kapitullin 7, Nenin 42 kundër Phenianit, megjithëse Pekini ka mbështetur një rezulutë të Kombeve të Bashkuara pas lëshimit nga Koreja e Veriut të një rakete me rreze të gjatë në muajin dhjetor.

Rezuluta parashikon zgjerimin e ngrirjes së pasurive dhe ndalimin e udhëtimeve për disa entitete të Koresë së Veriut.

Analisti Xhejms Skof i Fondacionit Karnegi për Paqen Ndërkombëtare në Uashington i tha Zërit të Amerikës se një rezulutë që do të përfshinte Kapitullin 7, Nenin 42, do t’i dërgonte një mesazh të fortë Koresë së Veriut se bota po e humbet durimin për programin e saj bërthamor dhe për mospërfilljen e saj ndaj rezulutave të mëparëshme.
XS
SM
MD
LG