Lidhje

Pheniani njofton provë të suksesshme balistike


Nga arkivi
Nga arkivi

Korea e Veriut, sipas medias shtetërore në këtë vend, ka vënë me sukses në provë një motor për një raketë balistike ndër-kontinentale.

Agjencia Qendrore e Lajmeve në Korenë e Veriut e bëri njoftimin sot, duke thënë se udhëheqësi Kim Jong Un ishte personalisht i pranishëm për ta parë vënien në provë të motorit të prodhuar me synimin që të forcohen kapacitetet e këtij vendi për të kryer sulm bërthamor kundër Shteteve të Bashkuara.

Pheniani ka bërë kërcënime të përsëritura për goditje kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. Nëse vërtetohet se prova ka qenë vërtetë e suksesshme, ajo do të përfaqësonte një hap të madh përpara në programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

XS
SM
MD
LG