Lidhje

Njësia luftarake e marinës amerikane drejt Koresë


Aeroplanmbajtësja amerikane që po lundron drejt Gadishullit Korean, po shoqërohet tani nga dy destrojerë japonezë.

Njësia lundruese filloi manovrat e përbashkëta detare sot në Paqësorin perëndimor.

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Carl Vinson, e cila shoqërohet edhe nga një destrojer amerikan i pajisur me raketa kruz, u urdhërua nga presidenti që të udhëtonte drejt Koresë ndërkohë që veprimet e Phenianit kanë shtuar tensionet në rajon.

Nuk është e qartë për sa kohë njësia luftarake amerikane do të shoqërohet nga destrojerët japonezë.

Marina amerikane tha se manovrat janë operacione rutinë që synojnë të përmirësojnë reagimin në e mjeteve të marinës ushtarake dhe kapacitetet mbrojtëse, si dhe manovrimin efiçent.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG