Lidhje

Rikthehet studenti amerikan i mbajtur nga Koreja e Veriut


Studenti amerikan i cili u mbajt në burg 17 muaj në Korenë e Veriut u kthye mbrëmë në shtëpi.

Njëzet e dy vjeçari Otto Warmbier u transportua menjëherë në spital pasi mbrriti në Cincinnati të Ohajos. Prindërit e studentit thanë se djali i tyre ka qenë në koma prej më shumë se një viti dhe e përshkruan lirimin e tij si një vendim të nxitur nga gjendja e tij shëndetsore.

Koreja e Veriut e kishte dënuar Otto Warmbierin, student i Universitetit të Virxhinias, me 15 vjet burg nën akuzën se u përpoq të vjedhë një poster propagandistik.

Prindërit e tij Fred dhe Cindy Warmbier thanë se ishin njoftuar se “djalit të tyre iu dha një ilaç për gjumë pak pas gjyqit të tij në muajin mars të vitit të kaluar, por ai nuk u u zgjua më”.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit refuzuan të komentojnë lidhur me shëndetin e studentit Warmbier, duke përmendur për këtë udhëzimet e departamentit mbi trajtimin e informacioneve në raste të tilla.

Ata thanë se hera e fundit që Shtetet e Bashkuara kontaktuan me studentin përmes ambasadës suedeze ishte marsi i vitit të kaluar.

Sekretari i shtetit Rex Tillerson tha se Departamenti i Shtetit bëri të mundur lirimin e studentit nën udhëzimet e presidentit Trump.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG