Lidhje

Korea e Jugut dhe SHBA testojnë radioaktivitetin


Korea e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara filluan sot kërkimet për materiale radioaktive, pas provës së pestë bërthamore të kryer një ditë më parë nga Korea e Veriut.

Sipas agjensisë shtetërore të Koresë së Jugut, “Yonhap”, ekipet hetimore do të mbledhin kampionë të ajrit dhe ujit për t’i testuar për materiale radioaktive, si p.sh. ksenoni.

Korea e Jugut deklaroi sot se kapacitetet e Koresë së Veriut po rriten me shpejtësi duke rritur kështu edhe shqetësimin e udhëheqësve botërorë rreth provave të saj bërthamore. Ministri i Jashtëm koreano-jugor bëri sot thirrje për sanksione gjithnjë e më të ashpra ndaj përshpejtimit të aftësive bërthamore të Koresë së Veriut.

Shpërthimi i ditës së premte ishte testi i pestë bërthamor i Koresë së Veriut dhe u vlerësua në përmasat e 10 kilotonëve, duke shkaktuar një tërmet prej 5.3 ballësh.

XS
SM
MD
LG