Lidhje

Dy Koretë hapin një zyrë të përbashkët


Dy Koretë hapën të premten një zyrë të përbashkët ndërlidhëse në qytetin e Kaesongut (Koreja e Veriut), përpara vizitës së Presidentit Moon Jae-in në Phenian të martën e javës së ardhshme.

Hapja e zyrës është zhvillimi më i fundit në një seri hapash pajtues të marra këtë vit nga dy Koretë.

Ministri i Bashkimit të Koresë së Jugut Cho Myoung-gyon tha se zyra do të bëhet "djepi i mirëqënies së dy Koreve".

Hapja e zyrës së re vjen vetëm disa ditë përpara se Presidenti Moon të udhëtojë drejt Phenianit, për një vizitë tre-ditore, në takimin e tij të tretë me Kim Jae-in këtë vit.

Më parë këtë javë (të martën), kreu i Koresë së Jugut i tha kabinetit të tij në Seul se Uashingtoni duhet të marrë një rol udhëheqës në mënyrë që të bindë Phenianin për të braktisur programin e tij të armëve bërthamore.

Deklarata e presidentit Moon erdhi pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Trump kishte marrë një letër pozitive nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, që i kërkonte atij zhvillimin e një takimi të dytë mes tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG